Jetoj sekonda të çmenduna-Ruzhdi Keraj


Jetoj sekonda te çmenduna

minuta hipi

dhe ore kaskador

qe perplasen n’luft me hiçin

une kryenalti

qytetari den baba den

luftoj e mundem prej horrit te pasun

qe me gjune me shkelm

dhe me tall tuj m’qesh n’urrat

e m’lshon eren e qelbun te gojes

pa la

dhe ulem diku me nji filxhan kafe

peslekshe

dhe qesh me vedin si I marr.

kjo asht bota ,çka me ba? I tham vedit

nji pike loti vidhet prej syvr e n’bisht t’filxhanit

bjen.