VILSON MERSINLLARI-MË KUJTOHET ASAJ KOHE


MË KUJTOHET ASAJ KOHE

——————————

Më kujtohet mirë,si sot asaj kohe

kur vinte Tetori muaji i letërsië

dua dy vjersha na thoshte profesori

një për udhëheqsin dhe një partisë.

Kur ktheheshim nga shkolla i shkruanim

ne ishim atëherë në moshën e rinisë

nga njëherë ne vargjet i ngatronim

me ndjenjat rinore ato të dashurisë.

Fillonim strofat prapë nga e para

një për një vargjet i rregullonim

kishim frikë ne kur i shkruanim

nëpër vjershat tona të mos gabonim.

Kurse sot, të gjithë në këtë kohë

ndjenjat i shkruajnë nëpër poezi

ashtu siç j’au ndjen zemra,shpirti

ashtu si di të shkruajë-ajo-apo -ai-.

Miq dhe mikesha,bashkombas,dhe të huaj

ju që ini të dashuruar pas letërsisë

paç mbarësi të gjithë në familjet tuaja

në rrugën e bukur të vargjeve,poezisë.

VILSON MERSINLLARI.