Zgjohu-Valbona Kolaveri


Valbona Kolaveri

ZGJOHU

Zgjohu ,

Dhe dil e shih,

Sesa bukur

Dielli lind

Zgjohu,

Mos rri i ngurtë

Dhe i përhumbur,

Symbyllur ,

Nata s’do të ketë mbarim

Zgjohu,

Rrëshirë përmbi qepalla rri,

Dhe shihe globin zgjuar,

Der të vi agim i ri

Zgjuar rri,

Si një mal nën re,

Mos druaj që andej të shohësh,

Se bota aty jashtë nuk fle

Zgjohu,

Dhe ëndrrash mos prit,

Që dikush për ty

Të të çelë dritë

Zgjohu,

E një sy zgjuar mbaje për vete,

Dhe tjetrin për botën

Që asnjëherë si mbyll sytë.