Doli nga botimi libri i radhës , “Palca e gurit”, i autorit Ismet Rashiti-Nga Sami Arifi


Autori Ismet Rashiti Veprimtari i madh i çështjes kombëtare, dramaturgu, publicisti, poeti, Ismet Rashiti, kontribues shumëdimensional në fushën kombëtare dhe kulturore, ai ishte dhe mbeti i palodhur në avansime për atdheun. Atdhetarit, Ismet Rashiti, iu kishte ndaluar kthimi në shtëpinë e vetë mbi 18-të vite nga pushtuesi serbosllav, vetëm për arsyen e thjesht, se, ai punonte, për popullin e vet, për barazi me popujt tjerë që atdheu të jetë i lirë. Atdhetari, Ismet Rashiti jetoi dhe veproi në mërgatë në shtetin demokratik zvicëran duke dhën kontribut të madh për çështjen kombëtare, po edhe në fushën e kulturës. Poeti, Ismet Rashiti, promovoi librin e radhës “Palca e Gurit”-poezi, më 10.10 2024 në Shtëpinë e Kulturës “Bajram dhe Gursel Sylejmani” në Viti, ku morën pjesë intelektualë të shumët të fushave të nfryshme profesionale. Atdhetari, Ismet Rashiti, përmes figurave të mëdha të çështjes kombëtare, duke filluar me heroin kombëtar, Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, vazhon radhën me simbolin e rezistencës, Adem Demaçin, Adem Jasharin, që luftuan kundër pushtuesit për lirinë e popullit, duke vazhduar me vargjet e tij poetike për humanistën, Shenjtorën Nënë Tereza-Gongje Bojagjiu. Poeti, Ismet Rashiti, librin e tij, “Palca e gurit – poezi”, e ndan në tetë cikle: Palca e gurit, Heronjtë e mi, Heronjtë në këngët e kënduara, Yjet të lirisë, Dedikim, Kultura dhe arti, Zjarri që djeg dhe diellin, Revoltë, pra, poeti, Ismet Rashiti, përmes vargjeve radhit heronjtë, veprimtarët e çështjes kombëtare për sakrificën sublime, shumica e të cilëve kaluan në përjetësi, duke u radhitur, me mendje dhe die, me pushkë në dorë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), kundër mashinerisë vrastare të pushtetit serb, për çlirimin e atdheut… Veprimtarit shumëdimensional, Ismet Rashitit, i urojmë shëndet dhe suksese të pandalshme edhe në botime tjera shkencore e krijuese që janë vepra madhështore për atdheun, shpresojmë, si gjerë më tani, se kontributi i poetit, Ismet Rashitit, është i pandalshëm, do të jenë të pandalshme mirënjohjet me veprat madhështore të tij në shërbim të atdheut… Shkruan: Sami ARIFI