Përsiatje në Butrint- VladimirMuça


Isha i nderuar me datën 14-15 Tetor të isha i ftuar në edicionin e 13 të festivalit poezisë dhe kritikës nga Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptarë në Prishtinë.

Dita e parë pritëse në resortin tepër luksoz HOLLIDEI në një akomodim tepër të kënaqshëm e ku kaluam përmes bisedave e recitime të poezive një mbrëmje të këndëshme mes miqve krijues.

Në ditën e dytë në sallën e madhe të Institutit Albanologjik Prishtinë aktivitetit u hap me prezantimin e romanit të Ben Blushit KOMPLOTI ku referuese u ndalën në prezantimin e vlerave që romani përcjell tek lexuesi, ku fantazia krijuese mjeshtërisht përkon me aktualitetit e pakohë të cilat na kan ndjekur në shekuj e vite.

Më pas aktiviteti u pasua me prezantimin e poezive nga pjesëmarrësit.

Unë pata nderin të prezantoheshin me puezinë: GOWEST NËR SHEKUJ.

Për kënaqësinë tuaj miq e dashamirës po jua përcjell:

GOWST NËR SHEKUJ

(Përsiatje në Butrint)

Nër shekuj, kjo tokë gowest thërret.

Mes gurëve qiklopik,

E vitëve të mija,

Pashë majën e hanxharit,

Pashë tokën mbytur në gjak,

Diellin vagëlluar si zjarr i korrikut

Shkëmbit nga gjylet e patkojt coptuar,

Jetën e fisit në në buzë humbëtire

Si pluhur vullkani mbuluar.

Këta gurë qiklopik,

Me shumi gjuhësh gdhendur

I pari fis ilir i ngriti sa mundi,

Vulosur me ADN e kombit,

Baltosur nga dheu i kësaj toke ,

Veshur me lëmyshkun e kohëve,

Tiranizuar në përplasje qytetërimesh,

Me luftërat e shumë kombëve.

Shumëkush në botë nuk don me dijtë,

Por unë që ndjek zërin

Nga portë e Luanëve,

Mes zaptuesish gjer tek mbijetesa,

Nga të vrarët,

Tek karnavali grekofon i eshtrave,

Nga mashtrimi tek krimi;

Prek në këta gurë

Pyrpuranten në ditë kthimi,

Ku simboli ilir

Rrezaton diell,

Në fatet tona të mashtrimit.

Nga themelet e Akropolit të lavdisë,

Zëra me gjuhë guri,

Sot kur bota keq errësohet

Gowest kujtesa rrënjëzohet

Me fytyrë e forcë Centauri.

Shpirtërat e stërgjyshërve ilirike,

Përbaltur nga përplasje qytetërimesh,

Me rrënjët në tokën amë,

Gjallojnë degë shpirti amtarë;

Se heshtja që na ndoqi shekujve

Nuk është e jona,

Këtu ku u përplasen qytetërimet

Zvarrë.

1993-24 Mars 2020