Ku ta gjej një lotë kristal
të më jap gaz e pranverë?
Të bëhem si dallgë e fllad
Ku është loti shatërban.
Ranë në vitet me radhë
Nëpër sy vjen pikon një mall
Për njerëzit që dotë s’i pashë
Ku ta gjej një lot magjie.
Që më rri çekan mbi kokë.
Të kërkoj një dorë dashurie.
Të udhëtojmë të dy në botë
Kërkoj e kërkoj shumë
Lotët derdhur me rrëmbim
Për të mira e të këqiat si lumë
Pa to jeta s’ka kuptim.
Po kërkoj lotin e pragut
Hap pas hapi nëpër avlli
Sa të shoh një derë të hapur
Atje brenda do të rri.
Pikë e lotin mos godit.
Bëhu guurë o në shpërthim
Për ata që nuk më duan
Zemra ime jep bekim .