Dy muaj pa ty o nëna ime…Blerta Basha


Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz duke buzëqeshur

Dy muaj pa ty o Nëna ime e bukur,

Dy muaj pa zërin tënd moj Nënë,

Më vjen si vesë e më bëhesh flutur,

ngroh si diell e më

ndrin si hënë.

Njëherë më vjen zog duke çukitur,

Me ca fjalë si cicërima që vetëm ti i di,

Më fol oj Nënë a mos më je mërzitur?

Eja Nënë se kam shumë mall për ty.

Flas me yjet mbrëmjeve moj Nënë,

Me mallin e pashuar që më djeg në gji,

Ku vajte, nga ike a mos u bëre hënë,

Nga shtegu që vetëm ti e di?

S’e dija që s’do ktheheshe më oj Nëna ime,

Larg në qiell ike përgjithmonë,

U bënë dy muaj, mbrëmjeve gjer n’agime,

Shpirti im pranë teje veç jeton..

Nënës time që sot i mbushi dy muaj

Paros.16.Tetor.2024

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 61