M O Z A I K
***
Sot në këtë realitet!
Përditë mbijnë ato që na ndajnë.
Por,
po thahen ato që mund të na bashkojnë !
***
***
Më tha:
“Ne jemi në ajër.
Edhe ata që “janë” mbi tokë,
janë mbi tokën që edhe ajo qëndronë në ajër “
***
***
LIRIA
Në liri njeriu rritet,
“bymehet”,
ka nevojë të “zhvishet”,
të mbush hapësirat,
të percillet gjithandeje hapsirës së lirisë.
Njeriu i lirisë është njeri “fluror”,
shumëdimensional.
Nën diktat,
nen trysni njeriu tkurret,
është i detyruar të perkulet,
të struket,
të shtrihet…,
të përshtatet.
Dhe… “përshtatja” në një farë kuptimi
është edhe trysni.
Njeriu i “trysnisë” “ngjeshet”
mblidhet në njedimensional.
***
***
Virtyti, Morali…Shpirti
.
Kemi “fshirë”
dhe po “fshijmë” përditë nga vetja
segmente jetik morali,
duke lënë kështu veten të vërtitemi kuturu,
mes një hapsirë aspak mëshiruese
ekzistencash të tjera “gëlltitëse”.
për ku,
s’e dimë se ku!
Virtyti,
Morali,
karakteri
me gjithë veçoritë e tyre të panumërta,
janë “Shpirti” i strukturës tonë kimike
prej azoti,
karboni,
hidrogjeni,
oksigjeni….
dhe squfuri…,
që bënë të veçohemi
nga balta,
metali,
akulli
dhe druri.
***
y.l