Magji-Rubjana Nika


Magji

Mbi tokën e etur

nga vera e gjatë,

bien gjethe të arta, të thara,

çdo gjë duket

e veshur me flori,

natyrë magjepsëse

me shira të mbara.

Tek-tuk dëgjohen,

fëshfërima gjethesh,

që bien në tokën armbuluar,

cicërima zogjsh

të mbetur pas,

venitur nga shtegtimi i vonuar.

Xhadeja gjarpëron,

mes pemësh gjetherënë,

një botë me pamje përrallore,

piktorja natyrë,

penelin ka ngjyer

me të verdhën ngjyrë misterioze.

Ngjyra të përziera

të ëmbla, të trishta,

luhatin ndjenjat njerëzore,

e arta,e blerta,

grija,bluja qiellore,

feksin si magji në këtë stinë

mbretërore.