Zogjtë e tetorit
Gezim Llojdia
1.
Nga koha në kohë.Ikët.
Unë dua të kërkoni, për një atdhe!
U arratisët nga strehët e përhershme.
Dhe ka një det të lotëve, premtim.
Ju mungon toka, mëmë.Nga ikja nxitim.
2.
Shoh detin e valëve, të dashurisë.
Shiun mbi tokën e zhuritur dhe thatësirë.
Udhëtarët e qiellit, ditë e natë në kthjelltësirë.
3.
Ngjyhet,në horizontë, tokë e valëve,mirazhi ynë.
Nuk ka asnjë zonë të mesme mes, qiellit dhe ferrit.
Fushat e shkreta.Kanë mbjellë në të, ujin e detit.
Fotografia e pranverës.Në varrin e heshtjes larg.
Zoti për çdo fluturim,nuk ju ndjek dot në varg.
4.
Era e pemishteve .Dashuria për ty është ferri.
– Pse na shtyni nëpër shkëmbinj o njerzë?
-Kush ju dha juve, dritën e diellit?
-Kush jua fali juve, pyllin ?
-Pse na jepni shkretëtirën, mjerim?
-A nuk erdhëm në lindje, në të njëjtin yll.
-O të bukurit zogj,të diellit.
Kthehuni për ca kohë, te atdheu im!