Fjeta  me hënën mbremë-Nga Panajot  Boli


Poezi

Me velënxën flokatë me ngjyrë qumeshtore

U mbulova sonte si mik i shtëpisë në fshat

Thëllimi kishte zbritur  nga mali i fëminisë

Aroma e ftoit të saj po më deh në këtë natë.

Gjyshi mungon të më mbulojë-Fli,zogëzë,fli

As nëna e mirë-Fli,bir,se të ngroh kjo e uruar

Krevati pranë dritarës rënkon,oh,nga pleqëria

Hëna…ah kjo hënë,futet nga xhami.. e praruar

Në velenxën flokatë me  ngjyrë qumeshtore

Rrokulliset hëna, veç të gjejë pak ngrohtësi

Si përrallë më tregon ato bëmat e mia dikur

Gjumi më zë,kur zgjohem ajo është prapë aty.

Të kujtohet mani degëmadh dikur në oborr

Shilarësin,që gjyshi ta bëri me litar të fortë

Deri vonë luaje  dhe më prisje sa të vija unë

Ti suleshe me furi të më kapje,s’më arrije dot.

Në velenxën flokatë me ngjyrë qumeshtore

Me hënën që s’më ndahet flemë të përqafuar

Rend mes endrrës të kap timen borëbartdhë

      Gjelat më zgjojnë,kërkoj hënën..është larguar

NOSTALGJI PËRENDIMI

Oborri i  heshtur më shikon me ca sy të trishtuar

Lotë i pikojnë, e hardhia më rri me buzë të varur

Me fton të ulem në stolin e zbardhur me rrudha

Të ngroh me frymën time trupin e tij të mardhur.

Të shohim perendimin,thotë stoli me zë të drunjtë

Si dikur, të mbaja në krah,të soditje këtë mrekulli

Ti nuk mbaheshe,kërkoje misteret që fshihte dielli

Hipnotizoheshe me bukuritë e kësaj Mbretërie Magji

Bashkë jemi qafuar me mall në buzëmbremjen gri

Përendimi me magjinë e trendafiltë na çmend të dy

Erdhi edhe hena shoqeruar  me një yll të bukur peri

E bukura  ime, e dashuruar me yllin, ajo më bën zili