Pjesa e dytë
Rrugëtim për te ty
1.
Kur u nisa për te ty Amanda!
U pengova,u lëkunda dhe u rrëzova.
Sigurisht,u ngrita.
Dhe belbëzova.
Çfarë ere!
Ti me duart e vogla,
mblidhje luledele.
2.
Kur e nisa këtë udhëtim
pyeta,veten time:
-Ku po shkoj Amanda?
3.
Unë kërkoj sekretin.
Nga brenda gjakut ,
dhe tokës me vraga.
Kjo busull,këtu ecën kuturu.
Ndërsa vrisja mendjen.
-Ç’ditë është sot Amanda?
4.
Thënia jote.
Që ti të na marrësh zemrat.
Thonë shenjtorët.
Nuk mjafton një gjest i dorës.
Zemrat tona, janë marrë,
me dhimbje dhe mundim
gjithë kohës.
5.
Ndërsa rrugën, përpiqesha të gjeja.
Ndërgjegjja, vërtetë klithte.
Ndërsa dëgjova.
I dehur.
Thirrjen e shpirtit.
-S’më iket ,nga kjo ikje.
6.
Paskësaj.
Na vizituan,engjëjt në ëndrra.
Gjaku udhëtoi nëpër damarët e mi.
Për të oksigjenuar
brendësinë time.
Të plakura, qelizat e mia
dhe kujtesa ime.
-Boll u mora me ty,o zemra ime!