Ji dashuri
Nën qiell t’ irnosur
nga baruti i fjalëve.
Krateret e dhembjes
vullkanet rizgjojnë.
Nga Zoti vijmë.
Të gjithë…
Drejt Zotit shkojmë.
Unë jam Eva,
jam molla e ndaluar.
Unë jam buka e shpirtit.
Jam uji i qashtër
që verë u bë.
Një mjegull e dendur,
një lule tetori.
Jam flladi i majit
që bëhet lëkurë.
Jam nata e gjatë
që hijet mbyt.
Jehona e shpirtit
në agoni.
Fjala që ngjizet,
e flet me diellin.
Dhe fluturon
në përjetësi.
Nga Zoti vijmë,
drejt Zotit shkojmë.
Morali i jetës:
Ji dashuri!