NË NJË DITË BEHARI-Godo Mehmetaj


NË NJË DITË BEHARI

Në një ditë behari

dola bregut lumit

duke pritur vajzen

kishte zënë gjumi

Shikoja në ëndërr

gërshetat e saja

dy vjet pa e parë

fillova të qaja

Mbi valët e lumit

që shkonin ngadal

afrohej një letër

shkruar me dy fjale.

Kjo letër i dashur

shkruar duke qare

do të mbaj në zëmër

të lutem më fal

Të prita gjith diten

der sa zuri nata

më dukesh si ëngjëll

që më ndek na mbrapa

Nuk mund ta besoja

te ikje nga mua

u rritëm të vegjel

si mishi me thua.