NDIHEM…Suzana Rama


Në koridorët e jetës,
u ndjeva e plotësuar,
u ndjeva e vlerësuar,
jo vetëm se jam femër,
apo sepse jam grua.
Jo vetëm
se luftova në jetë,
se u ngrita në këmbë,
dhe pasi isha rrëzuar,
e gjunjtë digjnin, çjerrë,
nga rënia pa u kuptuar.
se isha përherë vetvehtja,
e asnjëherë e vetmuar…
Më njohu puna në fillim,
dhe pse akoma e parritur,
me njohu, rruga e përshkuar,
një jetë e pa gjunjëzuar.
Më njohu mirë shoqëria,
qê më kish’ në mesin e saj,
më njohën mbledhjet,
gjithë aktivitetet, që i nisa,
që me rininë e parë.
E nëse nuk doni, t’më besoni,
do të më gjeni kudo,
në kujtimet e shoqërisë,
sime te rrallë.
Do të thosha,
s’më pëlqejnë elozhet,
as mburrjet, as krahasimet,
vlersoj gjithkënd për aq sa ka,
dhe në marrëdhëniet mes tyre,
vendos zëmrën bazament….
Eh, kështu e ka kjo jetë,
ndihesh i plotësuar,
e i qetë vërtetë…..