SI ERDHE O BIR-Halit Haliti


SI ERDHE O BIR

Në cepë të oborrit e pash si dikur e si më parë

Vrava mëndjen, vall kur kisha mërguar..?

Mes kujtimeve në ëndërr u shkreha në të qarë

Pse unë vall isha larguar..?

Ika sa hap e mbyll sytë, sikur një dallëndyshe

Me një trastë në krahë e sytë e mbushur me lot

Ajo që unë ëndërroja doli pak më ndryshe

Nëna bëri gjithqka për të më ndaluar, ishte e kot

Saherë dielli perëndonte në dritare,zgjasja kokën

Për të parë duke zbritur përgjat përroit të thatë

Të mirat që të dhashë nuk i gjen në gjithë botën

Sytë më janë dergjur duke të pritur, ditë e natë.

Përshpërimat e zërit t’saj thërrisnin, si erdhe o bir, si..?

I bëra veshët katër të dëgjoja edhe njëherë atë fjalë

Ta zë kohën se nuk priste, të vij tek ti

Të ndajmë frymën e fundit bashkë, e të t’gjej gjallë.

Halit Haliti

Stuttgart 20/11/2024