Sa ti jap një përqafim
Në kurbet në dhe të huaj
Dy vjet e gjysëm kisha larguar
Nga malli djegur përvëluar
Por një mëngjes vjeshte me shi
Nga largë më erdhi një lajm i zi
Më vrau shpirtin, zëmrën ma dogji
Ajo ditë e zezë nëndori
20 nëndor o datë e mallkuar
Shpirtin ti ma ke helmuar
Pse kaq shumë ti më lëndove?
Mbretin tim ti pse ma more?
Atë ditë vjeshte me shi
Unë s’munda dot të vij tek ti
Një plagë e madhe që ska shërim
Dot s’të përcolla o mbreti im
O nëndor o i mallkuar
çdo vitë ikën e kthehesh prapë
Nga malli të lutem e gjunjëzuar
Kthema mbretin veç për pak!
Veç pak ta shohë unë engjëllin tim
Sa ti jap një përqafim
sa më mungon një zot e di
Në kembë do ngjitesha deri tek ti.
Besie Qato Arapaj 20/11/24