DASHURI NËNE
(Ngjarje e jetuar)
Mortajat rrihnin faqen e malit,
familja për larg rrugën kish nisur…
—Merr nipër e bij!- thotë nëna babait,-
të voglin e marr unë! Nga tmerri tronditur…
Mbërritën ata në një fole shkëmbinjsh,
përroi i Beunit vjen i turbulluar…
Mungon një fëmijë, oh, ç’dhimbje e trishtë,
nëna s’përmbahet, duke lotuar…
—Do shkoj,-thotë nëna,-që të marr djalin!
—Prit, shkojmë ne, është batërdi!…
Dhimbjen e nënës s’ka forcë që ta ndali…
—Mos,-i thoshin të gjithë,- qielli u nxi…
Të gjithë pikëlluar zunë që të qajnë,
po nënës zjarri i vlonte përbrenda,
—Mos!- i thoshnin,- se nuk kthehesh gjallë!
Por as për vdekjen nuk pyeste nëna…
Mbi kurriz të malit shkrepave zvarritej,
rruga është e gjatë, tepër e gjatë,
si predhat e zjarrit shpirti i ndizej,
i ngjante sikur foshnja dorën i zgjat…
* * *
Ajo ditë, o nënë, kish ardhur me furtunë,
armiku vazhdonte sulmin me tërbim,
i vogël, 2-vjeçar mes predhash mbeta unë,
mbeta përmes zjarrit pa shpëtim…
O nënë, ti mungesën time ndjeve
mes plumbave dhe zjarrit që u përhap,
si një shqiponjë mes flakësh ti erdhe
mbi vdekjen duke shkelur hap më hap…
Në krahëror më more e më ngrite
dhe heshtur u zvarrite nëpër zjarr,
ti jetën më shpëtove asaj dite,
por një plumb në dorë kishe marrë…
Lartësi marramëndëse malesh të lartë,
plagës ti, nënë, i vije rigon…
Kur shihja gjak, më thoshje buzagaz:
“Ti, biri im, do bëhesh doktor!”
Doktoreshë u bë mbesa jote,
Briseida, që në prehër mbaje,
të sjell lule, lagur me lot…
Ti nga shpirti kurrë nuk e ndaje…
* * *
Udhëve në kodra e në male
ku shkele ti, kanë çelur lule,
fluturat krahëshkruara po hedhin valle,
bletët përmes gjelbërimit ulen…
Rrite mua, rrite bij të tjerë,
floku yt posi dëborë u zbardh,
nëpër net mendime ti ke tjerrë,
kur ne u larguam, syri yt u lag…
Nëna jonë, ti pranë na rrije
dhe frymëmarrjen tonë dëgjoje,
ti ishe jeta, gëzim i çdo fëmije…
Dhe, kur u rritëm, për ne mendoje…
* * *
Me lot në sy nisa për të shkruar
poezinë me titull “Dashuri nëne…”
Oh, sa shumë që unë jam munduar,
por s’e jap dot dashurinë tënde…
LUTFI MEMA
Personalitet i Shquar i Arsimit Kombëtar
Komente:
“Respekte si poet,respekte si NJERI!”(Myqerem Memushaj)
“O prefesor Lutfi sa bukur e ke shkruar!
Jeni vertet i pakrahasueshem.
S’kam fjalë e u shtanga për një moment e më ranëlot.
Qoftë e përjetësisë nëna juaj e mirë!”(Bur Buqe)
“Respekt ! I paharruar kujtim i nenes tuaj !(Ermira Ifandi)
“Respekt për penën tuaj prof Lutfiu,i paharruar kujtimi i Nënës !”(Argjir Agoraj)
“Ah, Xhikua, gojëmbël, rriti 7 fëmijët e saj dhe 5 jetimë të rrojmë e ta kujtojmë! Të na rroni ju!”(Ponja Gjovashi)
“Bukur shumë! Urime!”(Muhedin Mahilaj)
Nëna e dashur e shumë e ëmbël !”(Natasha Bombaj)
“Nënë, nuk ka fjalë të përshkruhet! Shumë bukur! Urime professor! Të rroni dhe ta kujtoni nënën tuaj të shtrenjtë!”(Natassa Natassa)
“Përshëndetje Lutfi!
E laxova dhe e rilexova /, Eee Nënën time! /Dhe unë eee kujtova…/Dhe sot i kujtoj /, Me lot në sy/, Tregimet e saj /Për ato vite me stuhi…Të përqafoj! Dhe shkruaj përsëri!“(Meshtane Hodaj)
“”Nëna është drita e djellit, që na ngroh. Nëna është më e shtrenjta në botë…Nënë në zemrën time që troket, do të kem dritë sa sytë e mi të mbyllen për jetë…”(Mirela Bombaj)
“Vargje piedestal dhe lavdie për të shtrenjtën nënë !
Derdhur si ujëvarë e kristaltë shpirtërore .., që vetëm një poet i talentuar e me shpirt të madh njerëzor i përshkruan kaq bukur dramat e kohës ! I perjetshem kujtmi i nenes suaj !
Ju përgëzoj sinqerisht miku ynë i çmuar, poet i talentuar dhe Prof. i shquar e përçimit të dijes e kulturës tek brezat z. Lutfi Mema ! Urime e suksese në përkushtimin tuaj fisnik !
Respekte ju e penës suaj që mbart e përcjell vlera të mëdha tek ne !”(Asllan Miftari)
“
“Për nënën nuk ka fjalë, është e pazëvendësueshme… Respekt profesor!”(Avni Shametaj)
“
“Sa e bukur dhe prekëse kjo poezi e jotja për nënën!”(Kozma Mitraj)
“Nuk ka më bukur për dashurinë e nënës! Shumë mallëngjyese! Respekte profesori im !”(Josif Serjanaj)
“Profesor Lutfiu, pena jote e artë do të preki me shumë delicatesë gëzimet, dhimbjet dhe hidhërimt, ato që e bëjnë njeriun Njeri…Të rrojmë e ta kujtojmë Nënën tonë engjëllore! Të na rrosh me gjithë vajzat, që pena jote të mos ndalohet kurrë! Ju përqafojmë me mall! Motra jote!” (Tefta Memaj)
“Shumë bukur! Nëna është e pazëvendësueshme!”(Minella Dafina Dhamaj)
“Ahhh, sa të vërteta janë këto vargje! Na kanë folur Nënat shumë herë për kohën e luftës… Ju e keni shkruar kaq bukur, sa i lexojmë shumë herë… Jeni i nderuar!”(Xhiko Duka)
“
“Me shumë respekt dhe mirënjohje për poezinë dedikuar nënës, profesor Lutfiu! Qoftë përjetë në zemrat tuaja! Është një poezi simbol, dedikuar të gjitha fisnikeve nëna!”(Natasha Llanaj Përpunja)