Të dish…Margarita Llapushi Zeneli


Mund të jetë një imazh i 11 persona

Të dish…

Të dish të edukosh ndjenjat, një art i rrallë,

si fletë të brishta në degë që s’thahen kurrë

T’i udhëheqësh me butësi, si era fllad,

dhe jo me piskamë që zemrën bën gurë!

Të dish t’i mësosh si të dashurojnë,

pa fjalë të hidhura që plagë lëshojnë,

Si dielli që ngroh, pa djegur fare,

ashtu të rriten ndjenjat, të mbajnë peshë të madhe.

Të dish të edukosh, të mos i robërosh,

por krahë t’u japësh, lirisht t’i lëshosh.

Se ndjenjat e mira, si yje në qiell,

dritë i sjellin zemrës, shpirtin e bëjnë diell!

22 Nëntor 2024