EDHE SIKUR…
Edhe sikur deti të mos dalldiset,
Dhe era të mos fërgëlloje,
Edhe sikur zëri të më stiset,
Këmbanat më të mos këndojnë,
Dhe pemët lule të mos lëshojnë,
Bëj be se zemra s’do më pushojë
Të rrahë për ty e te pulsoje,
E s’do tërhiqem dorë s’do heq,
Të jesh e imja e të të prek.
Edhe sikur ajrin të ma heqin,
Edhe bukën të ma presin,
Zbathur e zhveshur të më lënë,
Ashtu i lehtë dhe pa peshë,
Për atë shikim që më zhvesh,
Për sytë kur më buzëqesh,
Në formë ajri mbi qerpikë,
Do ulem të pushoj një çikë.
Edhe për diellin që ditën e shkoi,
Dhe pastaj krahët i lëshoi,
Se dot s’të puthi, s’të pushtoi,
Dhe për kë botën ka në dorë,
Të më ofrojë fron për perandor,
Preferoj të jem dashnor,
Për ata flokë lyer në ar,
Për ato buzë që më vënë zjarr…
Ana Bisholla. Copyright.