Ç’REBEL MË BËRE POEZI
Në portën tënde kisha liri të hy
E lexova shpirtin e poetit një jetë të tanë
Ç’mu desh të hyja tek ti poezi
Më mirë e kam pasur të rri si fëmijë
Në një botë të buzëqeshur plot dashuri
Ku secili poet do të donte të ma kishte lakmi
Dhe kështu isha bërë shok me diellin
Rrënjët e mia më shpesh i kisha vizitue në Durrah
Kisha udhëtue me fluturat drejt yjeve
Me kalorësit e Venedikut i kisha kryqëzue shpatat për dashuri t’vërtetë
I besoj vetes se kisha dalë hero i gjallë
Ndoshta dikush do më thoshte se kjo është përrallë
E them kah del shpirti se ty poezi të kam si jetën
Askund tjetër sikur tek ti nuk e gjej të vërtetën
Për këtë e them ç’mu desh të hyja tek ti
Apo.më ke prangos me fuqinë tënde prej mbretëreshe
Dhe me merr me vete ngado që udhëton
M’i fal fjalët më të bukura ta jetoj jetën
M’i sjell engjëjt pranë edhe kur qiellit i mungojnë
Më bën ta dua jetën dhe të shndërrohëm në Ufo të padukshme
Sytë e mikes m’i bën pikturë të Mona Lizës
Shqipërinë e Fishtës me ty çdo ditë e kam në mendje
Dëshmitare të kam kur vargun e krijova mbrëmë për ty hyjni
Pse vdiqe para meje toka është fajtore
Unë s’do vdisja para teje as për një mijë dashuri
Ç’kuptim pastaj ka jeta kur s’të kam ma në poezi
Kush do më bëhet varg o fjala ma e bukur për ty
Në legjendë do të shndërroj të të kam gjithnjë pranë
Me vdekjet do të luftoj ti të mbetesh gjithnjë mbretëreshë e gjallë
Ta kem fuqinë tënde titanike në secin hap të jetës edhe vetëm si përrallë
Riprezentim-AGIM DESKU