E vërteta për Nolin-Entela Komnino


POSTIMI XXX

Vijon nga POSTIMI XXIX

Këto prurje, brenda e jashtë publicistikës, përmbajnë dhe vetë momentum-in e krijimit të kushteve të krijimit publicistik në një mënyrë që sot na habit, por që ka regjistruar me këtë, atë fakt të perceptuar si hipotezë e çuditshme e aktivizimit të kohës, që erdhi me emrin shumë popullor të Skënderbeut. Kjo i bën thellësisht krijues tej vetvetes ata autorë, e për këtë arsye kontributorë cilësish madje në një mënyrë që historia nuk e ka artikuluar ende. Noli e ka përcjellë këtë rrethanë të nisur si trashëgimi nga rilindasit në vitet e përpjekjeve për të gjetur vetveten mes dilemave për referencë, siç tregon vetë;

‘Ka shqiptarë shumë që duan të punojnë për kombin tyre dhe natyra u ka trashëguar një aktivitet të çudiçim, po, dyke parë që lëmi i punës së shqipes është aq i ngushtë sa nuk zë as ideat e tyre, as planet e tyre as gjerësinë e aktivitetit të tyre, hiqen mënjanë dhe, në është mysylman, vete ia fal mendjen dhe të squarit e tij sulltanit, ose, në është kaur, vete ia fal Moresë.’

Sipas datave të Autobiografisë, përpjekjet e tij kanë qenë një bashkëvajtje e kushtëzuar e afirmimit në botën e kulturës shqiptare me kontributet për ta riformatuar këtë kulturë. Asnjë organ periodik shqiptar nuk ishte i sigurt dhe i paguar mjaftueshëm. Ky kusht, jashtëtekstual në dukje, diktoi drejtpërdrejtë në të qenët e publicistit profesion i mundur ose jo, madje edhe në kushtet kur publicist shqiptar ishte gjithësesi më e thjeshtë të bëheshe se sa vetë shqiptar.

Çfarë i ka ndodhur Nolit realisht në këtë situatë, me të gjitha mundësitë nga vetvetja të jetë njeri i letrave, por nuk ka mundur asnjëherë të jetë vetëm një i tillë?…..

Vijon POSTIMI XXI