Të di …nuk dua!Valentina Todhri Lapa


Të di …nuk dua!

Nuk dua t’ja di, nëse gjykuar,

kam qenë a ndoshta do të jem.

Por di prej zotit jam bekuar…

fal, të dua dhe të ndjej .

Në këtë botë mbushur mistere

e heshtur në timen qetësi..

Dua të di, kush netëve, s’qau;

E në mëngjes, s’qeshi përsëri.

Se masë matëse për të mirën a të keqen,

Askush nuk gjeti kursesi …

Me sytë e shpirtit mata dhimbjen

Dhe lumturinë gjithësesi .

Valentina Todhri

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe bizhuteri