NË NISJE
Kur nisem drejt teje
Edhe pse e pagjumë
Aeroporti,
Fytyra
Salla e pritjes,
Sikur kanë tjetër ndriçim.
S’më lodhin fjalimet e stjuardesave në gjithë gjuhët e globit
Edhe flokët megjithëse t’pakrehur
Sikur më kanë më shumë shkëlqim.
Mbi mollëza e qerpikë,
Më shumë se sharmant
Qëndiset malli im.
Jo më kot nisjen e ditës e kanë pagëzuar me fjalën agim…!
Ende pa aguar, nën barkun e qiellit
Kërcej valsin e lumturisë
Me hapa prej reje në fluturim…!