NATA
————-**
E errët vjen nata
Vejushë plot mistere
E brishtë tinzare
Mbushur plot me sekrete
*
Ferri ku unë eksploroj
Në lëndina imagjinatash
Në përqafime dashurish
Nën tinguj serenatash
*
Universi ku përpëllitem
Guvave të errëta të mendimit
Tastierë e një pianoje
Pas stuhish e tundimit
*
Breg i qetë mendimesh
Ëndra përcjell pareshtur
Vështron rrjedhë kujtimesh
Univers në syrin e pafjetur
*
Mremjeve dremisin valët
Ndaj e krijuan perënditë
Ankorojmë shpirtin e trazuar
Heshtin, e shuhen stuhitë
*
Nata,një strehëz e ngrohtë
Ku rrimë të përqafuar
Humbemi,vdesim përkosisht
E zgjohemi sërish për të rifilluar.
Nëntor 2024.