KLITHMA SHKRETËTIRE
Klithma shkretëtire,
avuj gjokset shqyer,
dunat…rreng delire,
Ditët…fort djersitur,
vesës pikë-farmake,
rrezet…krye-ngritur,
zhegut…majë flake…
Muzgjet…përvëluar,
mbytura…në vetmi,
mjergulla e paftuar,
rrudh…në shterpësi…
Klithma shkretëtire,
britma…që buçasin,
dunat…rreng delire,
vdekje që nuk flasin…
Luan Sheshi : 24 nëntor 2024…