Nën betim-Safet Syla


NËN BETIM

Në legjendë shpirtrat mbushur
Kostandini me besën e dhënë
Doruntinën e thërret.
Në përjetësi i shtrirë për jetë
Mbi dhe të largët
Ajo pret mes dhimbjesh
Një fjalë që shpresën ndez
Fjala jote o vëlla me besë
E thirrën edhe retë mbi qiell
Kostandini ngriti trupin
Tokës i dha mallkimin
Për Doruntinën motren time
Pa frikë nga varri do ngritem
Fjala ime është e shtrenjtë
Një vëlla me betimin e dhënë.
Dhe Doruntina e priti
Me mall e me dhimbje
Por kur mëngjesi zbardhi
Një varr aty u pa
Kostandini flinte
Me dashurinë mbi shpirt
Se fjala dhe besa
Nuk treten në Shqipëri
Se besa e shqiptarit
Edhe vdekjen shkrinë.