Tingujt e heshtjes-Eralda Cuko


Në heshtjen e një agimi të artë
ku era puth gjethet me mall,
një flladitje e embël vjen së largu
dhe pushton shpirtin si dallgët e detit.
Në çdo fjalë që shkon pa u thënë,
një zë i heshtur rënkon i fshehur
si tingujt e një muzike që qetëson.
Dy sy si dy oqeane vështrojnë
mistershëm, sikur duan të tregojnë
ëndrrat që mbartin dhe burojnë veç
tinguj të heshtur dashurie.
Si një poezi e pambaruar me fjalë
të bukurthurura jeta mbushet plot
vitalitet që s’merr fund as shterr…