Flak dashurie!Shire Dhima


Në dy zemra dashurit

Hera herë’s merrnin flak

Dashuria s’kishte prit

I bashkon i ëmbëli fat.

Agoi ditë në trup të moshës

Sa krah zogjsh kishin marrë

Dashuria pirë musht joshës

Dehur zemrat,dilnin zjarrë.

Zemrat digjeshin përflakur

Dashuria ngritur dallgë

S’kishte peshë,as metër matur

Bota dukej shpend i rrallë.

Dita shkonte e përflakur

Nata digjej gjithë në zjarrë

Kur një mjegull vjen së largu.

Zjarrin në gjysmë ka ndarë .

Digjej lulja,fletët mbledhur,

Digjej djali përvëluar

Një hendek rritej me mjegull

Dashuri digjej vetmuar.

Vitet zbritën akullnajat

Mjegulla çelur lule akulli

Ninullat hallet e mdhaja

Ndryshuan një gjuhë orakulli

Do thërras dhe njëherë hënën.

Ti shkoj mjegullës ndër shkëmbinj

Do të flas Nëna me Nënën

Të ndez zjarrë përmbi kongjinj.