Jemi zot për trojet tona
Jamë shqiptare, jamë me besë,
Gjaku, në deje më zjenë,
Jamë pasardhëse, e Skënderbeut,
Jamë nga Vlorë e Ismailit,
Nga Vlorë e, Isa Buletini
Që u çuditë e gjithë bota
Jemi zot për trojet tona.
Jamë nga vlora e flamurit,
Dhe për të kamë besë burri
Që flamuri të valëvitet,
Në të gjitha trojet shqipe.
Jamë dardane Iliridës,
Flamurin kamë dritën e syrit
E mbroj gjakun e Jasharëve,
Dhe besën e shqiptarëve.
Por si unë, dhe çdo shqiptar,
Për flamurin është krenarë,
Krenarë për gjithë Shqipërinë,
Dhe për trimat e liris.
A. K. Selishtaj. 24.11.2024.
Albania