Pa motiv
Ishin reale uljet , këtë vit në Mayc
Mos u habisni nga lumturia ime
kur shkoj nëpër dyqane
Në stinë dasmash erdha në jetë
Më harruan njëherë te stolat e drurit
në oborrin e Nënë Shires
natën e valleve të të birit
veshur me fustanin e ri me nusepashkë
Kisha temperaturë të lartë gjer në kllapi
ata mendonin se flija …
Nje pjesë imja vazhdon të endet fëmijërise,
thërrmijave për në qiellin e shtatë
Më qeshet me zërin solo
në dasmën e Shkëlqimit
por asnjëherë nuk e përtypa kontrakditën
e festës gjysmake për martesën e vajzave
vajin e saj të zëshëm gjer te taksia e bardhë
mes këngëve plot hare të grave të lagjes
Të diellta i mbaj mend të dielat asokohe
përvec mitit kur nusja gërryente tenxheret
E kështu lundroj mes kujtimesh në Mayc
me muzikën bio që përcillte krushqit
me fustanet e pambukta që blija çdo gusht
pa uljen e të premtes së zezë…
Këndohet verbër kënga e krishtlindjeve
në qendrën tregtare
Unë nxjerr vesin nga shpirti
Blej fustane me babëzinë e brezit tim
pa arsye dasmash….
Ndalomëni..!