FRYEJ, MOJ ERË-Aziz Ahmeti


Mund të jetë një imazh i 1 person

FRYEJ, MOJ ERË

Pashë fuqinë tënde, të përgjëroj, moj erë,

Fryej në drejtim të Adriatikut, fryej këtë herë,

Me gjithë forcën që ke, të lutem na ndihmo,

Një dëshirë të vetme që kami, ti na e ploëso!

Nisu drejt bregdetit të bukur, shko si zjarr, si prush,

Ndalo te një një lule e bukur kërkesat ia përmbush,

Të lutem mos djeg, por ngrohe, jepi forcë sikur në rini,

Jepi më shumë guxim, jepi më shumë fuqi!

Shko si valë deti, mos u frikëso, mos u tund,

Çdo fillim i bukur, të shkojë mirë deri në fund,

Ti ke mundësinë të na bashkosh një ditë,

Fryej, moj erë fortë, mos u ndal, mos prit!

Unë jam i pafuqishëm përballë teje, moj erë,

Të lutem na ndihmo, na bëj kësaj here një nder,

Bëje më të mirën, na ndihmo ashtu siç di ti

Bashkoi këto dy vende, Kosovë e Shqipëri!

Aziz Ahmeti