O atdhe, sa të gëzohem-Gjeorgjina Kapaj


O atdhe, sa të gëzohem

Kur nisem të vi te ti.

Bëhem vajza me gërshetë

Fluturoj drejt qiellit blu.

Vetja më duket princeshë.

Shqipëri bahçe e rrallë

O vend i bukur me shumë vlerë

Nga Vermoshi në Sarandë

Madhështor je, o atdhe

Shqipja jonë zonjë me dritë

Ku urimi rrugën merr

Mrekulli mbi Mrekullitë

Riverën pikturë e ke.

Nëpër brigjet plot shkëlqim.

Ke lumenj ujëkristalta

Male, fusha pa mbarim

Bahçe me lule të veçanta

Oo- i shtrenjti ynë atdhe

Tek ti uji kurrë s’mungon

Vjen si gurrë që udhën merr.

Lumi vetëm gjapëron.

Pasuria jote e madhe

Është nafta si flori.

O moj zonja kaq krenare

Ke çelik që s’ka njeri.

Bota me ty është habitur

Me ty bota bën habi

Me liqene dete plot.

Male, fusha bukuri

Presin agun që zbardhon.

Mali të puthet me detin

Gjelbërim kudo e prek

Dallgët njomin gjithë bregun

Me agrume e me vreshtë.

Me ullinj e portokalle

Me ftonj mollë, qershi e dardhë

kur së bashku hedhim valle

Gjithë vendi festë ka.

Në çdo vënd që kam shkuar.

Se ndërroj me ty atdhe.

Të kam nënë e më ke vajzë.

Gjithëmonë në ëndërr më del.