Lule dhe dritë hëne…
Gezim Llojdia
…O mike,mijëra fjalë për të ngacmuar jetën tonë,
kur javët po plaken dhe hëna nuk del netëve, vonë?
Po unë nuk jam një magjistar në kopshtin tim.
Atje do të gjej lule dhe dritë hëne në prarim.
Për këtë thjesht pyesni perënditë.
A duhet puthje në muzg dhe lot e ngashërim?