Nga vëllimi 54 Poetik “PLANETI I NJËMBËDHJETË “
MADHËSHTIA E SHQIPONJËS
Drita më e bukur që lëshon në Botë
Për mua do mbetet Flamuri i Kombit,
Forca njerëzore nuk ka për të sosur
Për mbrojtjen sublime të këtij simboli!
Ikin breza dhe breza të tjerë vijnë
Por kombi nuk do të zhbëhet kurrë,
Sa kohë që ai do jetojë me lirinë
Dhe i mbështjellë me atë Flamurë!
Nuk është thjeshtë një copë beze
Por është kostumi Kombit Kuq e Zi,
E kuqja është gjaku i dhënë në shekuj
E zeza është koha kur pllakosi morti!
Njeriu ka lindje por ka edhe vdekje
Sa bukur janë vendosur keto dy ngjyra,
Bota kur shtohet,por edhe kur mehet
I ka si simbioza që kurrë nuk ndryhen!
Shqiponja qëndron përherë në pritje
Dhe është e gatshme që të fluturojë,
Ajo ngrenë furtunë pas çdo goditje
Këtë madhështi ka Shqiponja jonë!
Dhjetorë 2024