” Natali, po emrin tuaj do ti vë mbeskës time… Piro Millona Minella


.” Natali, po emrin tuaj do ti vë mbeskës time të të përjetesoj edhe Ty mikja ime ….”

….Na ndau largësia mikja ime, por dashurinë që kam për Ty nuk na e largojnë dot nuk ka forcë ta shkëpusë atë nga thellësia e shpirtit tim ku ka gjetur strehëzën e saj të “ngrohtë”.

Po e vërtetë edhe Unë jam dakort që mbeska ime po qe se më lejojnë do ti vë emrin tënd Natali!!

Të të përjetësoj Natali!!.

E meriton mikja ime aq e mirë, aq me vlerë.

U njohëm në kohë të veshtirë thamë shumë kërkuam pak nuk realizuam asgjë.

Kjo qënka e thënë për Ne të dy. Fatit nuk i shpëton dot. Por tiparet e tua i ruaj thellë në “kasafortën” e shpirtit tim. Aty nuk e rreh as tufani i acartë, as poshtërsia e njerëzve që na ndanë Ne të dy. Aty jemi vetëm Ne, Unë dhe Ti.

Kjo fytyrë fisnike pak e hequr me një buzëqeshje të hollë dhe me sytë që të shkëlqejnë aq shumë.

I njoha syte e tu, ata sy dhe sa fort u dashurova me ata sy.

Vetëm Unë dhe Zoti e di.

Sytë e tu të bukur kishin magjinë brënda tyre, kishin aq zjarr e mall për mua.

Nuk harroj vështrimin e tyre, të atyre syve të tu aq të thellë dhe aq të pakuptuar kurrë nga Unë.

Sa herë ndjeja vështrimin e tyre aq herë ndihesha ndryshe më i kompletuar dhe ngrohtësi brënda meje merrja..

Ata sy mbetën në shpirtin tim dhe nuk mund ti shkul, aq rrënjë kanë hedhur.

Në vështrimin e pakuptimtë zbulova jetën tënde deri në qelizën më të hollësishme në ata sytë e tu zbulova atë pasionin e përvëluar për pak dashuri por ndjeva dhe pikëllimin e thellë që kane ata sy atë pikëllim që nuk e ka askush tjetër, vetëm syte e tu e shprehin .

Ata sy herë më shikonin rëndë nën qepallat e rënduara, herë sytë e tu ishin tepër të madhërishëm aq sa Unë ngelja pa marrë frymë.

Por sytë e tu kishin brënda dhe vuajtjen tënde fatale atë të dashurisë tonë të humbur.

Syte e tu kudo më kanë shoqëruar dhe Unë i shikoja e rrija i përhumbur brënda tyre shumë herë mahnitesha nga ata sy.

Natali sa herë kam vështruar sytë e tu aq herë kam ndjerë tronditje të thellë në shpirtin tim.

….I adhuroj aq shumë sytë e tu sa është e pa mundur mos të derdhë lotë të nxehtë për ta….

A mundet vallë mbeska ime të ketë sytë e tu Natali…??!!!

Piro Millona Minella

Tiranë, më 19 dhjetor 2024.