Vajzat pas qelqeve-Gëzim Llojdia


Vajzat pas qelqeve

Vajzat e fshatit tonë

Gëzim Llojdia

1.

Atje ishte një qytezë.Dhe në perëndim të saj shushërinte Shushica.Atje ishte një udhë e asfaltuar dhe në pjesën e sipërme nga lindja ishin pallatet e banimit.Atje isha, këtë vjeshtë.Atje kam dritaren time lotët dhe shqetësimet e mia.Gjithmonë ëndërroj, për kthimin një ditë atje ,te shtëpia  e vjetër.Shtëpia është, por me pronar tjetër.Dua të kërkoj në cepat e dhomës sime.Dua të shikoj vendin, ku i mbanim rrobat tona.Dua të shikoj  për gazetën e pa lexuar te cepi i minderit, ashtu hedhur. Dua të shikoj shtëpitë e fqinjëve dhe ku është aroma e kafesë së bluar me mullinjtë  e vjetër.Pafundësia e shtëpisë së madhe.Atëherë nga vitet 70 ,një motor dizel zhurmonte  netëve për 3 orë drita.

Dua të pyes ku janë ata baballarët  e shokëve tanë?Ah ata kanë vite ,që kanë  që kanë shkuar në varrezat poshtë te Shkallë Mavrova. Dua të shikoj atë vegimin me zvarritjen  e bishtit të maces dhe ngrënia nga hardhia e rrushit pas pallatit. Çfarë poezie kemi shkruar brenda syve tanë.Dua të pyes se erdhi vjeshta, për ngjyrën blu të syve të atyre,që thjeshtë ëndërronim.

Tek shtrati im,tek librat e mi,tek të gjithë fëmijët në rrugicë.Të gjitha këto mure i mbuluam me zhurmë nga shkrimet tona…

2.
Ne bënim çdo pasdite një xhiro.Ishin të theksuara në qytete të mëdha.Tirana kishte xhiron e saj.Një paradë e përnatshme.Por mbi të gjitha, një traditë e bukur, që ka vdekur fatkeqësisht.Vlora që e niste  paradën nga sheshi i Flamurit .Te kapelja ishte një lokal punuar ne dru nga brenda.Ai mbante pasta,zupa dhe të tjera ëmbëlisira.Pastaj rruga ,që ‘skishte vend për të gjithë në atë rrëmujë të përnatshme.S’kishte makina.Por vasha të bukura në grupe.

Djalmosha, që dilnin sipas shoqërisë së ndërrmarjeve.Dhe kjo ishte një traditë nga më të famshmet,por nga më të bukurat  e kohës.

Ah sa bukur,që ishte dhe çfarë fatkeqësie,  që s’vjen më ajo traditë e kësaj parade madhështore dhe të përnatshme pa asnjë regjizor.Aty nxitonin vashat veshur me gusto,aty rendnin djemtë të binin ndër sy .

3.

Dhe ne filluam një paradë të tillë ,por ishin ndoca pak vetë.Kishim mbaruar universitetin ose ishim ende studentë.Të tjerët ishin shokët tanë, që s’kishin pasur atë fat.Fillonim te çapiteshin ngadalë me batuta e qyfyre nga klubi i madh  deri në fund të pallatit të madh ,madje deri te kthesa e Hastanes,se më tej  zhurmonin, qentë e lagjes.

Pasi mbaronin xhiron e parë, fillonim të dytën dhe kështu deri në largim nëpër banesa, që përfundonte me një: Natën e mirë!

…Ne ishim të gjithë djemë.Ne na ndiqnim, qindra shikime pas xhameve.Ne nuk e dinim këtë .E mësuam fare rastësisht.

Vajzat nuk dilnin në këtë paradën tonë.Ato ose rrinin sëbashku në grup ose rinin, në shkallë kur ishte zheg i madh .

…Ne ishim një qytezë vogël.Nuk ishin  qyteti i madh.Dhe ne e kthyen këtë, një një traditë të përnatshme.

Kjo ishte ora e alegrisë, që mezi e prisnin sikundër mijëra vetëve në qytetet të ndryshme të këtij ,vendi nga fundi i viteve ‘80.

Le të kuptojmë qetësinë dhe të gërshetojmë plotësisht netët e verës në atë kohë.Vizatoni një mijë .Ndiqni endërrat, çdo ditë nëse duhet.Ne kemi kaluar  ditë të tëra së bashku, duke ngjyrosur atë kohën ngjyrë gri.Ti thua se ishte bukur!Po ashtu ishte. Nuk mund të ngopem me bukuri për natë.
Jetonim kohë të vështira nga punësit dhe të bukura nga argëtimet.Ashtu si djemtë, që bënin xhiron e pasdites në bulevardin e vetëm të qytezës.Edhe ato e kishin lënë punërat e darkës për pak argëtim.Kishin lënë  të lirë idetë dhe  dorë për dore,vraponin, nëpër shiun e verës,  për në shtëpi.

Një pasdite.Ne ishim duke ecur në rrugë.Nga e majta jonë ishin pallatet e e banimit.

Dikush më thotë:- Mos e kthehe kokën!

Për çudi bëra të kundërtën dhe ktheva kokën.Te  dritarja përballë nesh, ca vajza nxituan të mbyllin perden dhe ti fshiheshin shikimeve tona.Mirëpo nga nxitimi, perdja u ra në kokë…

Kjo ishte se ç’ishte…

Ato vrapuan poshtë dritares, për të mos i kapur shikimet tona.Por ne i pamë ato fytyra gjimnazistesh, që ndiqnin djemtë studentë, pas qelqeve ,që bënin xhiro  dhe bënin potere duke treguar  për jetën studentore.

Kështu ishte çdo natë.Por atë skenë të bukur të rrëmujshme,  ku secila nga gjimnazistet vraponte për të mos u parë,nuk  e pamë më.Edhe njëmijë netë që bënin atë rruëgtim në bulevard,ato s’do ti gjenim më  te  qelqet.

Ato kishin marrë masa dhe na ndiqnin pas qelqeve.Ne dinim që ato ishin atje,por ne nuk i shikonim më.Por ne e kthenim kokën ,por atje qelqet ishin të vuvosura.

Ato kishin  pushtuar imagjinatën tonë.Edhe ato mblidheshin atje, pasi kishin bërë mësimet e pasdites.

Qelqet fshinin pas tyre, fytyra gjimnazistesh, që zgjateshin  gjithë kureshtje për të parë studentët. Ato në imagjinatën e tyre qenë ,duke na drejtuar velat e tyre nga frynte era.

Sikur në zemrat tona, janë mbjellë shtyllat e një jete, që e priste të niste ,prej këtij shikimi.

Sikur pemishtet, ende po na parfumonin ,ndërgjegjen tonë.

Sikur dritat dhe qelqet e atyre ndërtesave, të gjitha kanë udhëtuar në imagjinatën tonë.

Sëbashku  me ne…

Esenin ka shkruar nën përkthimin e Jorgo Bllaci 

Brengosem kur të shoh në sy
nga dhimbja zemra s’di të heshtë.
S’ka mbetur me për ne të dy
Veç bakri i shelgjeve në vjeshtë.

Të tjera buzë, unë e di,
Ta thithen afshn’ e përveluar
Tani rigon veç pakëz shi
Nga shpirti yt përgjysmë shuar.

Po punë e madhe! Frikë s’ndjej.
Diku mendimin duke tretur,
Një lloj gezimi prapë e gjej,
Packa se mes batakut mbetur.

Per buzeqeshje e qetësi
As e kam ndrydhur jetën time
pak rrugë shkelëm kushedi,
por kemi bërë kaq gabime.

O  ç’jetë qesharake kjo,
Plot paradokse dhe gënjeshtra!
Varrezë kopshti, pa shiko
Mështeknave u zbardhin eshtrat!

Ashtu do mbesim edhe ne,
As do lulojme, as do zhurmojmë,
Kur dimri lule s’ka përse
Për to të rrimë e të vajtojmë?