GJËRAT E NGATËRRUARA
Nuk përkrahen sot veprat e mira, me vlerë
Dija dhe dijetarët po shkilen përherë
Shfaqen në media e portale shumë skandale
Se kështu “na qenka” kjo, “botë përparimtare.”!
Gjithçka që duket sa më keq, zi e terr
Po quhet “e mirë”, dhe shumë “me vlerë”
Gjërat e mbrapshta, po duken mbarë
Kush na e solli këtë të ligë, të keqen farë?!
E mira, ndryshe s`bëhet, duhet të jetë e tillë
Edhe e keqja, ndryshe s`bëhet, e keqe është fill
Ka raste që ndihmon qoftë edhe një fjalë e mirë
Fjalët dhe veprimet e këqija jetën ta nxijnë!
Nuk zhduket kultura dhe tradita, e keni kot
Do ta mbrojmë ndër breza për jetë e mot
Fjalët, sjelljet dhe veprat e shëmtuara
Nuk na bëjnë të denjë dhe, aq më pak burra!
Çdo gjë e mirë duhet të jetë në vendin e vet
E mbrapshta, e shëmtuara nuk na përket
Dikur kishte njerëz të fjalës, kishte burra
Na mësonin ç`është jeta e ç`është kultura.