Dafina Lira Mucka
Mëngjezi më zgjoj trembur !
Mëngjezi më zgjoj me lot në sy,
E trembur nga ëndrra që pashë…,
Nëna të ka vdekur më tha:” dikush”,
E lotët si lumi rridhnin pa masë….!
Ashtu e trembur pa dal dielli…,
Erdha e ulur në divan…,
Shyqyr që është ëndërr unë thash;
Se nënën gjallë e kam !
E pres që të bëj telefon ,
Ti them; nënë si më je?
Të më iki ky merak moj nënë,
Se të dua sa nuk mund me fjalë ta shpre …!
Kjo ëndërr e keqe mos daltë,
Se ty të kemi mbretëreshë!
Se ti je zoti më i madh për ne ,
O e shtrenjta nënë mbi këtë dhe …!
Nëna ime dashuria më e madhe për Ne