Treni –
Thyet shushurimë e erës.
Tingujt e pritjes
shuhen në destinacion.
e fshehjes
së stacionit të fundit,
ndërsa unë
s’i fshihem dot qiellit
as horizonteve
me luledhimbjet e vjetra,
si shina të kryqëzuara
që shtrihen në hapësirën e kripur.
Marisa Ashiku 17/9/2024