MË MBETËN PENG SHUMË DËSHIRA
Në atë ftohtë janari
Ne takoheshim e çmalleshim nga malli
Nuk na ndalonte dot asnjë stuhi
Se shpirtrat përflakeshin me dashuri
Në atë acar dimri ku gjithçka ishte ngrirë
Ai Dielli pasdites dukej veç për ne rrezonte
Magjia e tij bukurinë na shtonte
Eh ndjenjat akoma më shumë na zgjonte.
Ato ditë kalova çastet më të bukura e unike
Që ndonjëherë jeta më ofroi
Por që fati nuk e dashti të vazhdonim tutje
Andaj më mbetën peng shumë lutje.
Më mbetën peng shumë ëndrra në gjysmë
Takime, puthje e përqafime
Më mbetën peng shumë fjalë që s’ti thashë
Në kohën dhe vendin kur u dashtë.
Druaja nga rrethanat e ndryshme të asaj kohe
Që pastaj më bënë përjetë të pendohem
Por kot, u bë vonë për atë dashuri, për gjithçka
Fati kishte qenë i tillë rrugët me i nda.
Ganimete Jakupi, Zvicër.