Ra nji kamban mbram…
Ra nji kamban mbram,
s’kje ora e caktueme,
diç asht pshtjellue
se s’kish pse…
Tuj mendue,
m’shkitën do ashkla kujtimesh..
Gjith, menimin për ty
e kam pshtjell n’lule blini,
si rafti i nanës
midis shtrojash,
frashën palue…
Nji fllad i vokt
m’lazdrohet flokut
e n’dor tanden m’shëmllen…
E m’mshelen syt,
e nji lule hane m’çelet n’buz,
e veli i natës bahet
mafez réje,
e hyjt ja nis me i numrue
si fmija
gshtenjat ngat votrës..
M’thehet andrra,
se kambana
len pas nji jehon
qi m’sjell ndërmend
Farin e vetmuem
ndez e shkim
mes valësh t’trazueme
n’acar…