Kur ikëm nga kufiri në vitin 91-Gëzim Llojdia


Mund të jetë një imazh i 1 person

Gëzim Llojdia

1.

Kufiri një vijë,që humbiste në mugëtirë. Diku e ruante profilin e vet. Por silueta e tij rishfaqej e plotë ,njëqind metra më larg. Në një vend ekzistonte vetëm si nocion. Por qartazi,rishfaqej vijëza e tij,më tej. E vështirë ta përshkruash imazhin e atij rripi toke, në jug të vendit ,në dimrin e egër të ’91.

…Atë dimër,ai ishte veçse një udhëkalim,në të gjithë hapësirën. Kufiri ishte shtegu,ku udhët emigrantëve mblidhen nga drejtime të ndryshme,por merrnin një drejtim.

Kështu në atë llohë dimri,kufiri u shkatërrua në disa vende.Ulurima e ujqërve fqinjë,ishte më e fortë.E mbarsur vinte ajo me qëllime tinëzarësh. Ai u shkel me egërsi. Nën këmbë i vunë telat e tij ,të frikshëm .I flakën,ndoshta larg copat e tij. Për ata,ishte ai fajtori,që i kishte mbajtur të kurthuar. U ngazëllyen saharoshët. Kur filluan të zhdukin gjurmët e tij. Ndërkaq silueta e tij në ato vend s’u duk më, por disa vite më vonë, u rivendos…

2.

Kufiri -Pasqyra e tij ,viti ‘91 : tela të shkatërruar. Të prerë. Të shkelur. Të coptuar.T ë shtrirë me egërsi. Ugarë i prerë, një rrugë qemeri.

3.

Flasin gojët .Ishte një makinë ajo. Brenda njerëzit me sytë nga rruga. Është shfaqur si hije. Punë nate. Në qendër të fshatrave .Diku ku ishte çezma. Në qëndër tek rrapi me ujë.

-Ej o….Janë hapur kufijtë .

-Bromp o burra,t’ja mbathim.

Ata ,kanë rrugëtuar,në fshatin që pasonte. Por turbull, siluetat e tyre diku mezi ishin shfaqur.Kjo makinë hije,për tërë natën e Perëndisë,ka rrugëtuar. I njëjti itinerar,nëpër rrugën e bregut,nëpër katunde anës detit.

Bisedat në mesnatë.

-Ç’qe ajo djall makinë ?

-Ç’qe ajo thirrje ?

-Thonë,ka plasur në kufi .

4.

RRUGËTIMI.

Në mesditë , nga një fugon zbritëm në fshatin Vrisera. Udhërrëfyesi:Nuk ka udhëtim. Keni përpara tre orë pushim . Bëni një gjumë thëllëze. Kur të bjerë nata,do të çajmë kufirin. Kishim rrugëtuar,por vetëm disa orë nëpër katunde shqiptare . Kishim qëndruar afër mugëtirës tek rrapet në anën jugore të kufirit. Në asnjë vend të botës,nuk më zë gjumi,si në këto rrepe ! Udhërrëfyesin asnjëherë nuk e bënte gjumin të rëndë,ishte mësuar me shtegtime.U shtrimë në afërsi të një pllaje,në fierin e butë. Ai kundërmonte erë kashte të kalbur. Nën sytë e qiellit,nga udha e tij, ishte spërkatur, nga shiu i të shtunës.

…Oshtin,ca këmborë,në rrugën që zbriste tek rrapet .Bariu me pllaja, kishte vënë përpara kopenë. Grigjat e ruanin mirë ritmin. Por,sa të shkujdesura ishin. Nuk e ngrinin kokën. As blegërinin. Uratat e Zotit.

-Ah,të bekuarat e Perëndisë!

Të ngarkuara në mendime, udhëtonin për në punën e vet.

5.

U ngritëm nga fierishta .Duhet të ishte kulmi i natës.

Prezenca e errësirës së heshtur, sigurisht. Por rrugë e fshehur mundësisht. Një vijë rrapishte, një bojë njeriu. Nuk dihej cila dorë i kishte mbjellur.Pahu i tyre të bllokonte mushkëritë.

Kurth ishte vallë për ata,që kalonin kufirin në këtë pjesëz ?

-Pini ujë,tu hapen mëlçitë,thirri udhërrëfyesi.(C’injorant !)

Kolla është armike e emigrantit.

-Po,na dëgjuan ushtarët,do të na shqepin në hu.

Çadra e ushtarëve ishte e vendosur në zallishte të një përroi të tharë. Shtrati i tij përmbante ca zeje të bardhë. Por,që nxinin një tingëllim si prej qelqi,kur i shkelje.

-Fle,ushtria. Tha udhërrëfyesi.

-Po kufirin,kush e ruan?

-Frika.

-Kush e ruan vreshtin,tha ai,frika .

-Po të zunë ushtarët ?

-Ah,do Zoti,mos ndodhtë kjo !

-Ajo,është pjesa më e vështirë e rrugëtimit.

…Lodhja përpara drurit të tyre,është hiçmosgjë.Të venë të çash dru,për postën. Tu rregullosh kapanonin,tu lash banjat. Kur i ke mbaruar të gjitha këto dhe ende nuk është shfaqur autoburgu, atëherë fillojnë talljen më emigrantët duke i vendosur në grushtim me njeri-tjetrin. E ç’tu shkrepi mëndja e lig. Druri është epilogu i fundit. Ku të qëllojnë ? Ku të të të zërë…

6.

…Ushtari i shtetit fqinjë qëndronte atje në vendroje.

Tregoi,ai ,një korije. Me anë të dylbive përgjojnë emigrantët.

Ata nuk i ndalojnë sapo kapërcejnë kufirin.

U dalin përpara me armën e mbushur. Çadra është kurthi i emigrantëve. Në verë e ngrejë çadrën.

Dimrit pëlcasin përroskat. Qëndrojnë në postë.Ajo është pas kthesës.

Çadra ishte një strehë fushimi. Nga përmasat,madhësia e saj ishte sa një ngrehinë .

…Ne zbritëm pikërisht pas mesnatës në zallishten e tharë .Kur i jemi afruar çadrës,hoqëm këpucët. Zallishtja e shkretuar nxite një zhaurim.

Ushtarët ishin në gjumin e mesnatës. I kapërcyem dhjetë metrat që na ndante nga çadra me frymëprere. U shfaq një rrugë e gjerë. E paasfaltuar. Me skarpat të larta. Befasisht një dritë e fuqishme,na zuri në mesin e rrugës. Ishte një makinë ushtarake,që doli nga kthesa duke ecur marrëzisht shpejt. Makina ushtarake bënte rojën e postës së kufirit. Vrojtonte për të kapur emigrantët e natës.

I mblidhte natën,për të mbajtur në postën e kufirit.

Udhërrëfyesi thërriti :Hidhuni në ferra !

Kur agoi,kemi vëzhguar shkurret,ferrat dendore,mysafirë të së cilës ishim,mbrëmjen e shkuar në një çatisje të habitshme…