Prej librit të përkthyer prej meje, “Antologji e vogël e poezisë franceze”, po postoj këtë sonet tw shkruar nga Sharl Bodler. Lexim të këndshëm!
Errësira
Ndër qilarët e të humnershmit trishtim
Ku Fati tashmë atje më ka ngjeshur;
Ku nuk hyn kurr` një rreze drit` e qeshur;
Ku, i vetëm me Natën, kët` mike gjith` zymtim,
Ngjaj si një piktor që një Zot i pa fis
E dënon të skicojë mbi terrëtirë;
Ku, kuzhinjer prej ëndjes i përpirë,
Un` zemrën time pjek, nduk dhe mbllaçis.
Sakaq shkëlqen, dhe shtrihet edhe zgjatet
Një shajni gjithë nur e plot mirësi.
Të thoshe se me orientalet ngjan e matet,
Kur sapo arrin të plotën madhësi,
At`herë njoh t`çuditshmen, timen vizitore:
Tamam Ajo! e zezë por rrëzëllore.
Përktheu: Gëzim Isuf Baruti