Kur Nikolla Gruevskit iu ndal udha për të vizituar shqiptarët në Çikago!Skënder Karaçica


Skënder Karaçica

Në vend të lajmit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut,Nikolla Gruevski,në kohën e tij kur në dorë e kishte pushtetin,pati ardhur në Washington dhe,me ndëmjetësimin e disa qarqeve,ai kishte shprehur dëshirën që të vizitojë shqiptarët e mërgatës në Çikago.

Lajmi mori dhenë se po vjen kryeministri Nikolla Gruevski në Çikago dhe,ishin bër gati që ta presin me program të veçantë,mysafirin dhe qeveritarin e shtetit të Maqedonisë së Veriut.

Në kohën e tij,shiheshin nga qielli projekti antishqiptar me dofarë ,,ligje për 20%,,(!) të gjuhës shqipe në tehun sa për të thënë,,zyrtare,,(!)dhe populli shqiptare me ligjet kushtetuese në pozitën e pakicës dhe jo shtetformues.Në rrjedhë të kohës,në parlamentin e Maqedonisë, ndodhi ngjarja e përgjakur për vdekje të ish deputetit, dr.Ziadin Sela(Strugë)i rrahur nga militantët dhe rrugaqër të VMR-së të Nikolla Gruevski në Shkup.

Në mbledhjen e Komunitetit Shqiptar në Çikago,pas një varg e varg debatesh dhe në dritën e ngjarjeve,u vendos zëshëm që ish-kryeministri me dosjen e rëndë kriminale ti ndalet udha për të vizituar shqiptarët në Çikago!

Po sot,e kemi të njëtën ngjarje,në Çikago vjen për vizitë ish-kyreministri Dritan Abazi(viq),i cili në mandatin e tij të qeverisjes së Malit të Zi,e bëri ligjin për çështjen e Kishës Ortodokse Serbe,si thuhet me gjuhën juridike,të shtetit mbi shtetin(!).Pas gjithë kësaj,në kabinetin qeveritar në Podgoricë,erdhi boshti pro-serb me kryeministrin dhe në parlamentin e këtij vendi.Shqiptarët në ligjet kushtetuese të pakicës,e morën një vend në qeverinë e boshtit pro-serb e vazhdon avazi me sy e zemër kah Beogradi.

Nuk zgjati shumë pasi erdhën në pushtet boshti pro-serb,ata para do kohe e bën gati Notën Verbale që të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës,që u bë në kohën e kryeministrit Milo Gjukanoviq të dirigjuar nga bekimi i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

Për një shekull,në Çikago,pati lëvizje të mëdha kombëtare në krah të kombit dhe të atdheut shqiptar,ku,siç thuhet në kronikat e kohës ato ishin në kërkim të lirisë dhen pavarësisë së Kosovës si dhe për përkrahjen e demokracisë në Shqipëri.

Thirrje për shqiptarët e trojeve tona:Të marrim fyrmë të unifikuar pa ngjyra të flamujve politikë se,diaspora shqiptare në Amerikë nuk ka tjetër atdhe pos Tokës së Shqiptarizmës…!

Në Çikago,të kthejmë frymën dhe projektët kombëtare të veprimtarëve të devotshëm,që na lanë prorosinë e motit:Hydajet Bregu,Jusuf Azemi,Faik Ajroja,Ajet Rushti,Qazim Ismaili dhe,tërë plejada e burrave dhe grave shqiptare në kërkim të Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës!

Çikago,në histori,një zë i fuqishëm për çështjen kombëtare shqiptare!

(Çikago,më 3 shkurt 2025)