A Ç’MË NDODHI ME HALLET E MIA
Hallet e dertet e mia,sonte valës ia besova
E pa mundur dukej,t’i gjeja zgjidhje tjetër
Pasi u lodha për t’gjet rrugëdalje,mendova
Ndihmë t’i kërkoja,dashurisë sime të vjetër
Menjëherë u nisa,doja sa më shpejt të arrija
Rëra e lagur,menjëherë më njohu nga zëri
M’pyeti për gjithçka,dhe,si i kisha nga shtëpia
Ndërsa un’ me cantën në krah,dridhesha i tëri
Valët e detit vështrova për disa minuta
Desha që të zgjidhja,atë valën më të mirë
Krahu po më mpihej nga lodhja,por s’u nguta
Të gjeja valën më të besuar,kisha dëshirë
E dallova nga larg,njëra vinte më e qetë
E ndoqa,s’ia ndava sytë,gjersa u afrua
Ju luta të kujdesej si të isha vetë
Se qenë t’miat derte,paçka se më,s’i dua
Qeshi,e m’premtoi se do t’kujdesem njësoj si ti
M’qetësuan fjalët e saj,me ujin fillova të luaj
Por,s’kaloi shumë kohë e filloj erë e stuhi
Çanta luftonte me dallgët,un’ fillova të vuaj
I shihja e më vinte vertetë keq për të
Sepse qenë të miat derte dhe halle
U mundova ti gjeja nje të sigurtë streh
Por,përfunduan në vorbullën më të madhe.
Urim Mezini Ishëm Durrës.