A e ke ndjerë ndonjëherë ndjenjën e dashurisë…Dorina dhe Poezia


A e ke ndjerë ndonjëherë ndjenjën e dashurisë,

nën dritën e hënës ku nata tretet,

mbi buzë e ke vënë puthjen e magjisë,

që si arom dashurie mbi trup të mbetet.

Mbi trup ke ndjerë ndonjëherë përkëdheljet drithëruese,

ku ndjenjat këndonin në pentagram melodi,

klithmat përhumben në qeliza mohuese,

nata që tretet në ëndrra më sjell tek ti.