Ah Ti-Anila Kodra Kotroçi


Je dëshira më e çmëndur,

Që vjen si uragan, si dallgë deti, e kthehesh në valë,

Netëve me hënë dhe yje endur,

Kthyer në vullkan, ku flaka brënda tij flë dhe fiket dalë-ngadalë.

Je mall i pa shuar,

Si një ëndërr e vjetër, që gjumin ta prish, e nuk e do agun e mëngjesin.

Lotë në çarçafë të praruar,

Fjalë të heshtura në letër, shkruar me dorë të dredhur, e të ti shohin sytë mezi presin.

Je gjysma e zemrës time,

Ajo pjesë që rreh fort, pulson më shpejt se ora, dhe shpesh ndjen aritmi.

Si e trembur të ndjek gjysma ime,

Kur qielli është errët pa yje, mbuluar nga gjethe vjeshte, dhe në ditë dimri me stuhi.

Ti je syri im si qielli i kaltër,

I sapo zgjuar në mëngjese të arta, çliruar nga gjithë ëndrrat, kthyer në realitetin e brishtë.

Në të, çdo lot është kristal, i pastër,

Si pikë vese mbi çdo petal, i njelmët dhe i nxehtë sigurisht.

Dashuria ime ti,

Çdo herë brënda meje rritesh e brishtë,

Si një fëmijë që lodra kërkon,

Unë tretem brënda teje dashuri,

Si qiri me flakë të dobët, por që terrin dhe errësirën e sfidon.