AHMET PLLANA – GAZETAR, PUBLICIST, TREGIMTAR, ROMANCIER DHE POET I DALLUAR- Zekirija Idrizi


AHMET PLLANA – GAZETAR, PUBLICIST, TREGIMTAR, ROMANCIER DHE POET I DALLUAR

Zekerija Idrizi: vëllimi i dytë “Portrete shkrimtarësh”

Ahmet Pllana lindi më 7 prill 1963, në Bakshi të komunës së Obiliqit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen dhe studimet – gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës. Me shkrime letrare ka filluar të merret që në moshë të re. Poezitë e para i janë botuar në “Pionieri”, “Jeta e re”, “Zëri”, “Bota e re” etj. që nga viti 1972. Ka botuar poezi dhe tregime në shumë revista edhe në Republikën e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut.

Ka punuar gazetar dhe redaktor në disa medie të shkruara dhe elektronike në Kosovë, si në “24 Orë”, “Koha Ditore”, Kosova sot”, “Kosovapress”, “Epoka e re”, “Lajm”, “News TV”, “Kosovapost”, “TV Kontakt” etj.

Deri më tani ka botuar këto vepra:

“Kujtoj Mollën e Kuqe”, poezi, 2010

“Hëna fle mbi antenë”, për fëmijë, 2011

“Rrugëtimi i dritës”, poezi, 2012

“Dashuri e vetmi”, poezi, 2013

“Portreti në gjeth”, poezi, 2014

“Buzëqeshje vjeshte”, poezi, 2015

“Etja e ujit”, poezi, 2020

“Jeta i takon atij që fal”, tregime, 2021

“Kujtoj Mollën e Kuqe”, poezi, ribotim, 2022

“Dashuri e vetmi”, poezi, ribotim, 2022

“Kitara e buzëqeshjeve ” dhe

“Mrika “, vjersha për fëmijë, 2024

Aktualisht i ka gati për botim librat vijues:

“Kthimi i dashurisë pas dyzetë vitesh”, roman

“Dua dritë”, roman dhe

“Një pikë ujë deti”, poezi

Temat e krijimeve të tij letrare janë poezi me përmbajtje patriotike e atdhetare, pastaj shoqërore, sociale, lirika të dashurisë dhe thuaja që të gjitha përmbajnë optimizëm dhe pozitivitet, pra kryesisht janë edukative dhe që gjithmonë kanë një mesazh kuptimplotë e domethënës për njeriun.

Ahmeti shquhet veçanërisht në tre zhanre letrare: në tregimtari, në prozë romanore dhe në poetikë. Është i dalluar madje edhe në fushën e publicistikës si gazetar i spikatur.

Për krijimtarinë e tij kanë shkruar shumë poetë, shkrimtarë e kritikë letrarë, duke e vlerësuar lart atë.

Poezitë e Ahmetit janë përfshirë në disa antologji kombëtare në atdhe dhe në diasporë.

Uroj që Ahmeti të ketë shëndet dhe suksese të radhës në fushën e krijimtarisë publicistike e letrare!

Me respekt dhe konsideratë atdhetare:

Zekirija Idrizi

Shkup/Berlin – Shkrimtar