Ajo iku dhe nuk vjen më…
Gezim Llojdia
Rrëfime nga libri i pabotuar
1.
…Ishte 22 gushti dhe ajo nuk erdhi. Ose, nuk ma zuri syri.Pyetja, që do të gryente shpirtin:” Tha do vij ,por s’erdhi?Ku të jetë e strehuar arsyeja?Kohë më vonë do të mësoja.Se ajo erdhi në 22 gusht.Por sytë e mi, nuk e kapën .Dhe herë e shikoi te hëna fytyrën e saj.Në ndajë natë.Herë te dëbora, që kapitet ,pemëve.
2.
…Ishte viti 1986.Ca vite më vonë mësova se gjithë verën kishin rrëmuar.Jo se ata bënin gjetje arkeologjike.Por kishin gërmuar nëpër labirinthet e biografisë time.Dhe kishin gjetur një lëngë,stërlëngu,themi ne,që aty nga vitet ’45 ishte arratisur.Kjo ishte e paparashikuar nga ajo.Zhaurima dhe tërbim i hyri.Hija e gjatë dhe rëndë e djallit. Stomaku i tyre, nuk treste sipas tyre pabesinë.Truri i tyre u mais.Ishtë dhimbje dhe lot. Thirrja e saj e njëkohshme. Orë vdekje është mos tretja e saj.Si do ta duronin ata, një fis i ngritur.Në parti dhe në shtet.Ishin komunistë dhe sekretarë partie. Përse Manda na e bëre këtë?Si u lidhe ti Manda me një njeri,që ka të arratisur në fis?Ajo u bë një hije zezë, në sytë e tyre.Loti i saj ishte pasqyrë e një lumi.Dhe mot garbi, ishte.Nëse ,pretendon ta mbash!Mërgohesh nga ne. Do të degdisesh katundeve të humbur. Apo diku në fshatrat e harruara të Kukësit.Në mos andej nga Puka.Do të përfundosh si familja e Mehmet Shehut,Dhe një pikë uji, që bie çdo ditë në shkëmb.Shkëmbin e gryen.Dhe ç’mbetet , më pas?Si më rrëzoi i topitur gjumi dhe ëndrrat e hijesuar, lagur nga pika e vesës. I fshehu lotët dhe dërgoi me postë një zarf.
4 ditë udhëtoi nëpër zyra postare.Ditën e fundit, mbriti në dorën time:
…Lamtumirë dashuri!
S’besoj se do të duhet të zbusësh përgjithmonë,dhi të egra.Dhe lamtumirë…dhe…asnjëherë s’do të takohemi më… Hyra në këtë rrugë me guxim, o zemra ime e pa mend.Lamtumirë…
Firma e saj.
…
3.
Nga ditari im: 26 gusht 1986.
Sytë e natës u ngulën me habi dhe ai lëshoi një ulërimë të madhe nga thellësia e zemrës dhe u nis me vrap drejt lumenjve, fushave dhe maleve, pa hezituar për asgjë. Ai harroi gjithçka dhe të gjithë. Ditën dhe natën e kalon vetëm, duke kënduar këngë dashurie me kitare dhe duke i derdhur lotë nga sytë si përrenj.Ishin ca këngë trishtuese cigane.Që fillonin e mbaronin:Në errësirën e natës…Ku është dashuria e parë?Askund!Të gjithë e kanë provuar.Por askush nuk e ka parë
4.
…Netëve ndizja kongjij,buzë lumit?Nëpër shelgjishte dëgjoja muzikë cigane.Ciganët vet, vajtonin dashurit e tyre të humbura. Perëndimin përmbi lum, dyzohej me floririn e tij.Por ajo nuk vinte.Shikoja valëzimin e valëve nga puhiza e mbrëmjes.Ç’janë dallgëzimet e hënës së marsit, përmbi flokë.Ehë këto motivet cigane!Të dhimbshme.Jetonin bashkë te shelgjishte dhe ëndërrojnë të bukurën,që kurrë se kanë parë.Veç në ëndërra.Por,që e ndjejnë dhe e presin gjithë jetën.Ajo do vijë,thonë,do vijë…Por në të vërtetë,ajo s’erdhi…
Arratisur nga jeta.Pasqyra ime, ishte ndriçimi i hënës.Të gjitha shenjat okulte tregonin. Mos kthimin e saj. Ciganet, thanë të njëjtën gjë.Dhe mallin tim, që qëndronte te nokturni i zemrës.Zemra e ndarë në dy hise.Por meraku i im i hershëm, troket tek konaku i vjetër.
Nisa telegrame. Adresa: qyteti,konvikti,dhoma,kati…Atëherë, i bija kitares dhe me shfaqen zogj, si nëpër ëndërr ,që ma heqin dhimbjen,koka më qetohet, ndërsa më vjen vakti i gjumit dhe rrëzohesh në ëndërrime të çuditshme.Edhe ciganët kështu thoshin.Është tharmi, që mbetet nga dashuria.Dhe sa më e kulluar të jetë ajo.Aq më e madhe është dhimbja- more mik. E tillë sepse është ,ekstratë dashurie…
5.
Shkova te godina e saj.Ishte “hëna e korrjeve”.Nga konstalacioni Pegasus.Pastaj aty u strehua një i dehur:Edhe ti si unë ,tha.Të kanë rrëmbyer dashurinë?Jo e humba, unë?Nga një histori e vjetër.
-Mos je ai muzikanti? Zemra jote ,përbëhet nga dy gjysmë elipse rrathësh.Fusha qelqore humbet, prej magjisë.O vajza…aty sipër në këtë jetë.Të tjera, duam.Të tjera,na duan.Me të tjera, martohemi.Natën!
Një ditë e vitit ‘90.Takova Lucin.Besoj e ke marrë vesh, për Amandën!Ishte shtatzënë.Në fshehtësi,martuar me një bojaxhi fshati.Ikur në mërgim.Mërguar në Greqi.
Nga ditari im:U plak lumi, duke pritur Amandën.Faqekuqja, nuk vjen më. Cullufe lëshuara, iku e fundit.Prushërim ndër sy. Degët e ftonjtë pushëzuar.U brengos mëhalla. Gruri mbeti në lëmë. Thekra në flokët e saj…
Këtu është poezia nga Sharl Bodler që i shkon shtatë këtij rrëfimi.
Nëse dhomat e shpirtit tim do vizitoje
Çfarë pretendon se do shikoje?
Cilin përbindësh mendon se fsheh?
Po të zhgënjej, por nuk më njeh.
Nuk ka nevojë për të trokitur
Hyr, shih, kërko, mbet’ e habitur.
Mure të zbrazët lyer pa ngjyra
Fotografi, por pa fytyra.
Diku e hedhur afër shtratit
Është nje kuti e tersit, e fatit.
E mbushur plot është me kujtime.
Brenda gjithë historia ime.
Janë fjalët që kam thënë aty,
gjithkush që njoha, përfshi ty.
Gjithçka që bëra, e që vetëm i ëndërrova
Vendet ku shkela, ku jetova.
Janë zënkat tona dhe mëritë
Janë puthjet netëve pa dritë.
Veset e mia që aq urreve
Mërgimi i ngadaltë i reve.
Dënimet që vuajta për ty
Herët kur s’të pash në sy.
Jetët që pa ty jetova
Të tjera femra që dashurova.
Janë dhe sekretet që s’të kam thënë
E amanetet që të kam lënë.
Fëmijet që kurrë nuk më lindën
Epshet që vrava se nuk mu bindën.
Ka letra, që për ty i shkrova
Në zarfet që kurrë s’ti dërgova.
E nëse gjithcka përmbys do kthesh
Sekretin më të madh do gjesh.
E kam fshehur në fund fare
Po s’e zbulove, s’ke pare gjë fare.
Nxirre mes duarsh në shtrëngim
Atë më të shtrenjtin sendin tim.
Balsamin që plagët shëronte
kur kjo djall jete më kafshonte.
Para fytyrës ngadalë afroje
Dhe mbylli sytë, pastaj zbuloje.
E kur ngadalë ta kesh zbuluar.
Veç një pasqyrë do gjesh në duar.
Do shohësh veten, reflektim
Se ti , ishe thesari im!